Flash News

KRYESORE

Arrestimi i dhunshëm i Stresit, e ëma: Gati padia!

Arrestimi i dhunshëm i Stresit, e ëma: Gati padia!

E ëma e Stresit, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 e konsideroi tepër të dhunshëm arrestimin e të birit, teksa flinte në hotel.

Nëna e këngëtarit pohoi se djali i saj ka gati padinë civile që do ta depozitojë në gjykatë, për prishje të etikës dhe të privatësisë.

“Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim. Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e dhunshëm të procedurave penale”, tha e ëma në emision.

Kujtojmë se Stresi u arrestua në një hotel në periferi të Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bande kriminale; akuza të cilat hidhen poshtë nga prindërit e këngëtarit.

http://politiko.al/arrestimi-i-stresit-e-ema-eshte-kurth-i-nderruan-dhomen-e-hotelit/

http://politiko.al/flasin-prinderit-e-stresit-si-e-mesuam-lajmin-per-arrestimin-e-djalit/

 

Të fundit