Flash News

KRYESORE

Arrestimi i djalit të deputetit, Manjani: Prokuroria duhet të japë shpjegime për gjashtë pyetje

Arrestimi i djalit të deputetit, Manjani: Prokuroria duhet të

Arrestimi i Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja ka sjellë reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani ironizon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për opozitën sa i takon ngjarjes së djeshme, si dhe ngre gjashtë pyetje konkrete për Prokurorinë.

Statusi:

“Asnjë fjalë mbështetëse për Prokurorinë”- ankohet Kryeministri për opozitën.

Po për çfarë u dashka mbështetur Prokuroria Politike e Tij?! Që arrestoi (me vendim gjykate) djalin e deputetit (i partisë-shtet) 2 muaj pas ngjarjes?!

Apo që u detyrua të ndërmerrte veprime vetëm pasi çështja u bë publike! Për këtë duhen thënë “fjalë të mira”?!

Jo jo, Prokuroria duhet të japë spjegime publikut mbi këto pyetje:

  1. Përse nuk e arrestoi djalin e deputetit që në Korrik kur e dhunoi vajzën?
  2. Përse nuk janë sot pas hekurave ata punonjës të policisë Krujë që punuan për ta zhdukur këtë çështje?
  3. Përse nuk kanë filluar hetimet për vrasje të mbetur në tentantivë , ose së paku për kanosje për shkak të detyrës për oficerin Emiljano Nuhu?
  4. Kur do të thirren për dëshmi Deputeti, Taulanti dhe Kryeministri? Ky i fundit duhet të spjegojë deklarimin publik “do ta ndjekim këmba këmbës këtë horr”...
  5. Përse Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu nuk ju përgjigjen thirrjes për ndihmë të punonjësit të policisë Emiliano Nuhu, që ndihej i kanosur?
  6. Kush po e ndjek Policin e larguar nga vendi? Kush e fotografoi në vendndodhjen e re? Kush ja dërgoi foton gazetarit për ta bërë publike? (Ky i fundit sigurisht nuk ka përgjegjësi) Me ç’urdhër nëse ndjekja është bërë nga organet e sigurisë?

Pasi të kryejë veprime për të sqaruar këto çështje, do të mund të meritonte mbështetje Prokuroria e Shtetit.

Për momentin ajo është Prokuroria e Pushtetit, ndaj le të mjaftohet me mbështetjen e qeverisë së kriminelëve dhe dhunuesve!

Të fundit