Flash News

KRYESORE

Arrestimi i djalit të deputetit/ Paloka: Po me ata që penguan drejtësinë deri më sot ç'do të bëhet?

Arrestimi i djalit të deputetit/ Paloka: Po me ata që penguan

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit, Rexhep Rraja, të akuzuar për përdhunimin e një vajzë 25-vjeçare.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Paloka shprehet se u desh denoncimi i një “horri” që një përdhunues të arresohet dhe shtron pyetjen se çdo të bëhet me ata që penguan drejtësinë deri më sot.

Postimi i Palokës:

U desh denoncimi i “horrit” nënkomisar policie, akuzat e “derrave” të opozitës dhe protesta e paralajmëruar për të hënën që një përdhunues i “rilindjes” të arrestohet .

Po me ata që penguan drejtësinë deri më sot ç'do të bëhet?

Po me ata që dhe këto ditë vazhdojnë të kërcënojnë viktimat dhe sulmojnë dënoncuesit e krimit, duke filluar nga kryehorri ?

Asgjë nuk do të ndodhë nëse nuk i hedhim në plehra, atje ku e kanë vendin...

Të fundit