Flash News

KRYESORE

Arrestimi i djalit të deputetit, Rama dhe Rrahman Rraja shmangën takimin mes tyre

Arrestimi i djalit të deputetit, Rama dhe Rrahman Rraja shmangën

Mëngjesin e sotëm, Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u largua nga mbledhja para përfundimit të saj, pas një takimi që zhvilloi edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në mbledhje nuk ishte i pranishëm as deputeti socialist Rrahman Rraja. Ky i fundit mbërriti në godinën e Kryesisë së Kuvendit pak minuta pasi ishte larguar kryeministri Rama.

Nuk dihet nëse është një rastësi apo palët kanë shmangur një takim të mundshëm mes tyre, një ditë pasi policia arrestoi djalin e deputetit të PS-së.

Vetë Rraja i pyetur nga mediat tha se ai nuk do të largohet nga grupi parlamentar i PS-së ndërsa mohoi që djali i tij të ketë ushtruar dhunë ndaj shtetases Xhisiela Malokut.

Të fundit