Flash News

KRYESORE

Arrestimi i djalit të deputetit, reagon pedagogu i gazetarisë: Si kjo gjëmë duhet të ketë shumë vërdallë

Arrestimi i djalit të deputetit, reagon pedagogu i gazetarisë: Si kjo

Arrestimi i Ruzhdi Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pas zyrtarëve të politikës, reagime ka patur edhe nga aktivistë të shoqërisë civile. Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci shkruan në rrjetet sociale se u desh largimi nga Shqipëria i një tjetër ish-oficeri policie që ngjarje të tilla të rënda të bëhen publike.

Madje, ai shton se si kjo gjemë, duhet të ketë shumë vërdallë, po qe gjëma të merret vesh, duhet që ndonjë oficer policie nën terror, të lerë Shqipërinë.

“Arrestimi i birit të deputetit, erdhi 9 javë pas ngjarjes.

Për 9 javë ne nuk dinim që dikush është përdhunuar, nuk dinim qe i është vënë pistoleta në bark, nuk dinim që dikush kishte bërë denoncim, nuk dinim që policia e kishte yshtur me frazeologji popullore për ta nxjerrë me lezet nga komisariati, nuk dinim madje që një oficer policie është kërcënuar me jetë, as që ai megjithëse statusin nuk kishte asnjë fuqi që të ushtronte detyrën, ne nuk dinim që për këtë arsye oficeri nën terror ka braktisur Shqipërinë, ne nuk dinim asgjë. Ajo që dimë tani, me siguri, është që si kjo gjemë, duhet të ketë shumë vërdallë, po qe gjema te merret vesh, duhet të presim që ndonjë oficer policie nën terror, të lerë Shqipërinë, të gjejë sigurinë atje ku është dhe pastaj të këtë guximin për të na thënë disa te vërteta që na pluskojnë kobshëm mbi krye”, shkruan Goci.

Të fundit