Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Dorian Protoduarit, banorët e “Astirit” dhe ish-deputetët shkojnë te Drejtoria e Policisë

Arrestimi i Dorian Protoduarit, banorët e “Astirit” dhe

Policia e Shtetit ka arrestuar sot gjatë protestës së opozitës disa nga protestuesit, kryesisht të rinj përfshirë dhe Dorian Protoduarin, banor të 'Astirit". Forcat e policisë kanë arrestuar Protoduarin pas protestës së opozitës ku ai mori pjesë, pasi i riu zbriti nga autobusi pranë shtëpisë së tij.

Protestuesit e Unazës së Re kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahet i ndaluar Dorian Protoduari. Protestuesit kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm si dhe ndalimin e terrorit ndaj banorëve të Astir-it.

Me protestuesit ndodhen edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, si dhe ish-deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi, Endri Hasa, Klevis Balliu, Gent Strazimiri e Andon Frrokaj.

Kujtojmë që Dorian Protoduari është arrestuar dhe në nëntor të 2018-s pas pjesmarrjes në protestën e banorëve të "Astirit".

Të fundit