Flash News

KRYESORE

Arrestimi i drejtorit të Kadastrës në Durrës, PD: Kushëri me Erion Braçen, Rama ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij

Enkelejd Alibeaj në emër të PD-së ka reaguar për arrestimin e drejtorit të Kadastrës në Durrës, i cili u la në burg për ‘shpërdorim detyre’.

Alibeaj hedh akuza se Liriodon Pula është kushëri i Erion Braçes, me theksin se ky i fundit ka vënë në funksion qeverinë për ta ‘shpëtuar’.

Po ashtu Alibeaj  shton se Edi Rama po përdor vettingun për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë.

“Kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me vetting për çështje konkrete është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vettingun për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të Qeverisë së tij.

Veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga gjykata. Magjistratja Besjana Garxenaj, e emëruar në 10 Shkurt 2017, tregoi integritet profesional, duke mos iu nënshtruar presionit kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit nga Zëvendëskryeministri Erjon Braҁe.

Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion.

Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë. Jo më larg se mbrëmë ai refuzoi të komentojë për Saimir Tahirin, me pretekstin se çështja nuk quhet e mbyllur nga drejtësia. Ndërsa për të korruptuarin e tij në Kadastrën e Durrësit, ai e sulmoi drejtësinë, kërcënoi hapur prokurorin e çështjes dhe shantazhoi gjykatën”-thekson Alibeaj.

Të fundit