Flash News

KRYESORE

Arrestimi i dy ish deputetëve socialistë/ Reagimi i parë nga PD: Edhe këta njësoj si Saimir Tahiri

Arrestimi i dy ish deputetëve socialistë/ Reagimi i parë nga PD:

Reagimi i parë nga radhët e PD për arrestimet e dy ish deputetëve socialistë Arben Cuko dhe Arben Ndoka, ka ardhur nga deputeti Gent Strazimiri.

Ai është fokusuar më shumë tek reagimi i kryeministrit Edi Rama, ku shprehej se “ndjente keqardhje për Arben Çukon”.

Sipas deputetit demokrat, nuk mund të ndjesh keqardhje për dikë që ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve duke u marrë pare trafikantëve të burgosur për t’u futur celularet që të vazhdonin trafiqet nga burgu.

Postimi i plotë i Strazimirit:

“Keqardhje për Arben Çukon” ??????

Pse? Se e ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve duke u marrë pare trafikantëve të burgosur për t’u futur celularet që të vazhdonin trafiqet nga burgu?

Kjo është “ana e DREJTËSISË”?

E vërteta është që pasi ka marrë vesh se ia kanë kapur, e shkarkoi që të arrestohet nga “jashtë familjes sonë te madhe” … njësoj si Saimir Tahiri, vetëm se ky është i sakrifikueshëm!!!!!

Të shohim ç’do të thotë për koordinatorin e PS Lezhë, Arben Ndokën, që mesa duket i ka ndodhur një “lapsus adoleshencial” tjetër…

Në të tilla raste del Prof.Dr. Blerina Gjylameti se Xhaçka është “e zënë”….

Të fundit