Flash News

KRYESORE

Arrestimi i dy ish deputetëve të PS/ Reagon Vasili: Rama ka një standard për vete dhe një për të tjerët

Arrestimi i dy ish deputetëve të PS/ Reagon Vasili: Rama ka një

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialiste Arben Çuko dhe Arben Ndoka,.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se Rama i mbyll veprat e tij penale me falje në rrjetet sociale dhe shtron pyetjen: Po këta ish-deputetët a munden?

Postimi i plotë:

Edi Rama i mbyll veprat e tij penale me falje në Facebook, po këta ish deputetet a munden????

Edi Rama ka një drejtësi dhe standard për vete dhe një për të tjerët.

Edi Rama bleu prokurorinë dhe kur u akuzua se i bëri thirrje policisë të hidhte uniformat për të bërë vota, kreu vepër të rëndë penale dhe pastaj kërkoi falje në Facebook dhe ja mbyllen çështjen.

Edi Rama mashtroi dynjanë me audiopërgjimin e Agron Xhafës dhe prokuroria ja mbylli prap çështjen.

Po këtyre ish deputeteve të arrestuar po të kerkojnë falje me Facebook si Edi Rama a ju mbyllet çështja???

Të fundit