Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Henri Çilit/ Genc Pollo: Mund të gjykohej në liri, por kohët e fundit ishte kritik me qeverinë

Arrestimi i Henri Çilit/ Genc Pollo: Mund të gjykohej në liri,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar sot në lidhje me atë që po ndodh me arrestimin e gazetarit, analistit, botuesit Henri Çili.

Për Pollon e gjitha kjo mund të ishte shmangur dhe Çili të gjykohej në liri pasi ai nuk përbën rrezik për shoqërinë.  Për ish-deputetin e opozitës e gjitha kjo ndodh për shkak se Henri Çili ka qeë shumë kritik me qeverinë kohët e fundit.

“Henri Çili u arrestua kur shumë e shumë rilindistë e kolaboracionistë duhet të ishin në burg. Çili mund t’i jepte shpjegimet e tija gjykatës e publikut në liri; nuk besoj se dikush pretendon se ai përbënte rrezik sigurie ose arratisje. Por Çili kohët e fundit ishte kritik me qeverinë. Kaq mjafton për drejtësinë e vjetër e të re.

Por nëse fabula e policisë ka një bazë, atëherë publiku duhet të mësojë kush nga Gjykata e Lartë premtoi favore për vrasësit e policit. Dhe nuk ka shumë emra: një ( Dvorani ) maksimumi dy”,  shkruan Pollo në një status në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se sot pritet që në gjykatën e Përmetit të jepet masa e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Mezhgorani’, mes të cilëve është edhe botuesi dhe pronari i UET-së Henri Çili.

 

Të fundit