Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Henri Çilit/ Ilir Meta: E shesin sikur kanë kapur Toto Riinën. Po Dvorani dhe Gjonaj?

Arrestimi i Henri Çilit/ Ilir Meta: E shesin sikur kanë kapur Toto

Në konferencën për shtyp që zhvilloi pak më parë nga Presidenca, Ilir Meta preku edhe ccështjen e arrestimit të botuesit Henri Çili.

Meta tha se ky arrestim shitet sikur kanë arrestuar "Toto Rinën". Presidenti pyeti se pse nuk janë prapa hekurave ata që kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme në mënyrë të tmerrshme në sistemin e drejtësisë, Dvorani dhe Gjonaj.

"Shitet arrestimi i Henri Çilit sikur të jetë arrestuar Toto Riina, ndërsa ministrja e padrejtësisë shet reformën në drejtësi, kur është kapur me presh në dorë. Nuk mund të arrestohet për ndikim të paligjshëm shefja e ministrisë së Drejtësisë dhe as Dvoranit, por Çili? Për mua nesër ka vetëm një gjë rëndësi, protesta dhe manifestimi të jetë sa më paqësor, me flamuj kuqezi dhe me mimoza dhe me thirrjet: ;e duam Shqipërinë si Europa dhe me liri demokraci’”, tha Meta.

Të fundit