Flash News

KRYESORE

Arrestimi i ish-deputetit Spahia, reagon Basha: Asgjë s’na ndal derisa ta shporrim këtë bandë

Arrestimi i ish-deputetit Spahia, reagon Basha: Asgjë s’na ndal

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia u arrestua mbrëmë nga policia, ndërsa ishte duke shkuar për në emisionin “Open” në Top Channel.

Në rrjetet sociale, ka reaguar menjëherë kreu i PD, Lulzim Basha, i cili paralajmëron se misioni nuk ndalet deri në largimin e kësaj qeverie.

“Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive. Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre. Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!”, shkruan Basha.

Spahia ishte në lidhje direkte në këtë emision dhe u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Spahia u përgjigj se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë dhe se “ka gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, e nuk e ka ndaluar njeri”.

Ish deputeti hodhi poshtë zërat se ka organizuar sulme në KZAZ dhe se çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.

Në debat hyri edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili i tha se nëse kjo nuk ishte e vërtetë, atëherë duhej që të vinte në studio. Spahia u nis për në emision, por rrugës u ndalua nga policia.

Të fundit