Flash News

KRYESORE

Arrestimi i ish-drejtorit në Gjirokastër, reagon LSI: Nuk ka qenë asnjëherë kryetar në këtë qytet

Arrestimi i ish-drejtorit në Gjirokastër, reagon LSI: Nuk ka qenë

LSI ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani. Në reagimin e saj LSI shkruan se Mamami nuk ka qenë asnjëherë kryetar i kësaj partie në Gjirokastër, duke theksuar se ky lajm është dhënë me dashakeqësi nga Rilindja për për të devijuar vëmendjen e opinionit publik.

Reagimi i LSI-së:

-LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk ka qenë asnjëherë kryetar i LSI në Gjirokastër.

– LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake neës bajat dhe i sajuar.

Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.

– LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit.

Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.

Mamani u arrestua sot pasi akuzohet për shpërdorim detyre, me akuzën se ka lejuar që dy të afërmit e tij të vjedhin energjinë për një objekt dy katësh.

Të fundit