Flash News

KRYESORE

Arrestimi i ish-drejtorit në Gjirokastër, reagon Vangjel Tavo: U sajua një histori e turpshme nga kryebashkiaku i kompleksuar socialist

Arrestimi i ish-drejtorit në Gjirokastër, reagon Vangjel Tavo: U sajua

Ish-drejtori i  Trajtimit Social në Gjirokastër, Armand Mamani është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Për arrestimin e tij ka reaguar ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo. Tavo akuzon kryetarin socialist të Gjirokastrës Flamur Golemi, me pretendimin se nisi menjëherë shkarkimet dhe se historia ku dyshohet të jetë përfshirë Mamani është sajim.

Postimi i Vangjel Tavos:

Palo kryetari i ri i Bashkisë Gjirokastër, i cili në votimet më moniste të 30 qershorit, ku kandidoi përballê vetes, arriti rekordin për numrin më të vogël të votave nga partia që përfaqëson dhe ata 1500 votues që i detyroi me forcë ja quajtën votën e pavlefshme pasi nuk mund të bëheshin zare të këtij gaztori.

I kompleksuar me rekordin e votave më të ulëta, ky gaztor nisi shkarkimet politike. Armand Mamani, Drejtor i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social u përball ditën e dytë të punës së kryetarit gaztor me një audit të befasishëm kontrolli, i cili nuk gjeti asnjë shkelje. Ndërkohë u sajua një histori e turpshme për lidhje të paligjshme energjie elektrike.

U bëj apel organeve të drejtësisë të mos përdoren politikisht dhe të mbrojnë të vërtetën duke mos u bërë pjesë e arrogancës dhe hakmarrjeve të kryetarit gaztor të paligjshëm, të dalë nga zgjedhje anti-kushtetuese, dhe me rekord të paparë dështimi votash.

 

Arrestohet ish-drejtori i Agjencisë së Trajtimit Social, për çfarë akuzohet

Të fundit