Flash News

KRYESORE

Arrestimi i këngëtares shqiptare, një "mini-reagim" nga Loredana

Mediat zvicerane, gjermane dhe ato shqiptare kanë shkruar sot për mashtrimin e një çifti zviceran, ku dyshohet se është bërë nga këngëtarja shqiptare Loredana. Loredana Zefi, që është dhe partnerja e Mozzik, sipas mediave zvicerane, është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet që ka kërcënuar bashkë me vëllamë e saj, një çift zviceran. Sipas çiftit zviceran, vëlla e motër i kanë shkaktuar atyre  një dëm prej 900,000 frangash. Çifti pretendon se i kanë dhënë para vëllait të këngëtares për të kaluar një çështje dhe më vonë ka ndërhyrë dhe vetë Loredana. Këngëtarja ka dalë zbuluar si pasojë e transaksioneve bankare dhe mbrëmjen e kaluar është prangosur. Deri më tani vetëm Getinjo, vëllai i Mozzik dhe njëherësh kunati i Loredanës ka reaguar duke thënë se vetëm të fortin e "gjuajnë". E ndërsa në profilin e këngëtares në Instagram vërehet që është hequr opsioni i komenteve. Kjo mund t jetë një masë e marrë nga familjarët e saj ose Mozzik për të shmangur negativitetin e ndjekësve në komente.
 
View this post on Instagram
 

Bonnie & Clyde 👨‍👩‍👧 @mozzik

A post shared by Loredana (@loredana) on

Ende nuk është dhënë ndonjë informacion i saktë për vendimin që do merret kundrejt këngëtares. Ajo është nënë e një vazje të vogël të cilën para disa muajsh e solli në jetë.

Të fundit