Flash News

KRYESORE

Arrestimi i komisionerëve të dosjes 339, reagon Yuri Kim: SPAK zbuloi lidhjet mes krimit të organizuar dhe korrupsionit

Arrestimi i komisionerëve të dosjes 339, reagon Yuri Kim: SPAK zbuloi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas arrestimeve me urdhër të SPAK të 22 komisionerëve lokalë, të tri partive PS, PD dhe LSI në zgjedhjet e 2017-ës, pjesë e dosjes 339.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shkruan se SPAK filloi të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndaj apelon që Reforma në Drejtësi duhet të ecë përpara.

“Puna e SPAK për dosjen 339 filloi të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur!”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Të fundit