Flash News

KRYESORE

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, deputetja e PD mesazh Ramës: "Nuk keni parë gjë akoma"

“Nuk keni parë gjë akoma”! Është kjo shprehja e famshme e kryeministrit Edi Rama, e cila tashmë po përdoret si boomerang prej deputetëve të opozitës.

Është deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, ajo e cila ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të PD, Fran Frrokaj, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për tjetërsim pronash bashkë me 22 punonjës të tjetë të bashkisë, përfshirë edhe nënkryetarin e këtij institucioni.

Metaliaj e cilëson arrestimin e Frrokaj si një vepër ende të paqartë, ndërsa i kujton kryeministrit Rama se cilat janë akzuat që rëndojnë mbi kryebashkiakë të tjerë socialistë, por që vijojnë të jenë të lirë dhe në krye të detyrës.

Statusi i plotë

Të dashur miq!

Cdo dite e me shume po e kuptojme premtimin e narkokryeministrit :

“Nuk keni pare gje akoma”! 

Do te thote :

Varferi!

Papunesi!

Emigracion!

Krim!

Droge!

Korrupsion!

Pastrim parash!

Drejtesi e kapur!

Burg!

Por nuk e kishim menduar asnjehere qe gjuetia e kundershtareve politike ,te behej ne shkelje flagrante, antiligjore dhe antikushtetuese te se drejtes dhe lirive themelore te njeriut nepermjet arrestimit te kryebashkiakut te Lezhes z.Fran Frrokaj.

Lezha kerkon drejtesi te paanshme me shpresen dhe urimin per pafajesine e kryebashkiakut Frrokaj.

Ne kerkojme qe ligji te jete i barabarte per te gjithe, por nderkohe qe z.Frrokaj arrestohet per nje veper akoma te paqarte, ministri model i Rames , i perfshire ne trafik nderkombetar droge, eshte i lire me mbeshtetjen politike te Rames.

Vangjush Dako, i cili ka masakruar me ndertime qendren e qytetit dhe bregdetin e Durresit, qe vazhdon te beje biznes me krimin, qe perdor krimin per te blere vota, nuk preket nga Prokuroria, pasi ka mbeshtetjen politike te Rames.

Qazim Sejdini, i lidhur ngushte me bandat e krimit dhe te droges,eshte i paprekshem me urdher te Rames.

Erjon Veliaj, kukulla e Rames qe ka tjetersuar pronen publike per te ndertuar pallate, duke perfituar nga 20% per cdo rast dhe mbi te cilin rendon vdekja e nje te mituri, nuk del para drejtesise. 

Ne rastin e Lezhes, mesazhi i Rames eshte i qarte- lufte ndaj kundershtareve politike per te vendosur nen kontrollin e krimit, droges dhe korrupsionit edhe Bashkine e Lezhes. 

Pergjigjen do t’ia japin qytetaret e Lezhes dhe te gjithe Shqiperise ,te cilet nuk do te lejojne te neperkemben dhe t’u shkelen te drejtat nga diktatori i ri kryeprokuror dhe kryegjykates Edvin Rama.

Te gjithe se bashku do t’ia dalim te triunfojme mbi qeverine e se keqes.

 

Të fundit