Flash News

KRYESORE

Arrestimi i kuksianëve gjatë natës, flet Avokatja e Popullit: Është cënuar e drejta themelore

Arrestimi i kuksianëve gjatë natës, flet Avokatja e Popullit:

Për arrestimin e kuksianëve të cilët protestuan  për tarifën e “Rrugës së Kombit” ka reaguar dhe Avokatja e Popullit.

E ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Erinda Ballanca u shpreh se qytetarëve nuk duhe t’u cenohet liria, e cila është një ndër të drejtat themelore të qytetarëve.

“E drejta themelore e njeriut është ajo e lirisë. Atij nuk duhet t'i cënohet liria. Në lidhje me masën e arrestit nuk ka ndalim për arrestimet gjatë orëve të natës. Ka një dispozitë tjetër që thotë se nuk mund të bëhen kontrolle nga ora 10 e natës deri në 7 të mëngjesit. Në gjykimin tonë nuk ka shkak që arrestimi të bëhet natën. Një arrest duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por nuk duhet të jetë as arbitrar. Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut i trajton këto çështje vazhdimisht dhe arrin në konkluzionin se pushtetet nuk duhet të stimulojë masat represive”.

Të fundit