Flash News

KRYESORE

Arrestimi i mjekëve në Shkodër, Ulqinaku: Është servirur me urdhër të prerë nga Tirana. Bandat qarkullojnë të lirë

Arrestimi i mjekëve në Shkodër, Ulqinaku: Është

Nëntë mjekë dhe farmacistë u vunë në pranga  në Shkodër, nën akuzën abuzim me detyrën. Deputetja e Partisë Demokratike në Shkodër, Izmira Ulqinaku ka reaguar për ngjarjen.

“Ndërkohë që bandat dhe kriminelët me makina të blinduara, qarkullojnë të lirë në mes të qytetit të Shkodrës, policia arreston intelektualët dhe profesionistët”, shprehet Ulqinaku në një reagim në Facebook.

Më tej ajo shton se arrestimi i një pjese të stafit mjeksor të Spitalit të Shkodrës dhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit tremb më së shumti qytetarët e ndershëm që duan të jetojnë të lirë në vendin tonë.

Ulqinaku i bën thirrje Prokurorisë të hetojë në mënyrë të paanshme dhe joselektive, si dhe Gjykatës të shqyrtojë të gjitha provat e servirura.

“Të hetohen dhe të dënohen fajtorët dhe jo intelektualët e ndershëm, shkelja ligjore është servirur me urdhër të prerë nga Tirana!”, shprehet më tej deputetja demokrate.

Të fundit