Flash News

KRYESORE

Arrestimi i mjekëve pas vdekjes së 25-vjeçares lehonë, ish-deputeti: Ngjarje e shëmtuar që nuk i shërben të vërtetës

Arrestimi i mjekëve pas vdekjes së 25-vjeçares lehonë,

Pas arrestimit të dy mjekëve të spitalit të Elbasanit Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj, pak orë pas vdekjes së 25-vjeçares lehonë Rexhina Debrova, është cilësuar nga ish deputeti i PD, Tritan Shehu si një ngjarje e shëmtuar që nuk i shërben të vërtetës.

Sipas Shehut arrestimi nuk është i dobishëm në tilla raste, e sidomos pa dalë më parë raporti mjeko-ligjor që përcakton edhe shkakun e vdekjes.

Reagimi:

Arrestimi mbreme i dy mjekeve si kriminele te rrezikshem ne Elbasan, nje ngjarje e shemtuar, qe nuk i sherben as te vertetes, as maredhenieve mjek-pacient e as zhvillimit te sherbimit.

Se pari dua te shpreh keqardhjen e thelle e ngushellimet e sinqerta per ate jete qe humbi gjate procesit te lindjes.

Por dua te theksoj se ai arrestim eshte i pa dobishem, provokativ e pa precedence kudo ne boten demokratike, dhe synon:

1. Te mjegulloje pa aftesiene a mungesen e vullnetit te organeve shterore ne identifikimin e kapjen e krimineleve te vertete e te rrezikshem, qe bredhin rrugeve, vecanerisht kjo ne Elbasan.

2. Kerkon te anatemoje pa te drejte mjeket e personelin per problemet e medha, qe ka sistemi i yne shendetesor, duke i dashur t'i ktheje ata nga nje grup i nderuar e i dedikuar, ne nje "bande banditesh" ne syte e publikut.

Te tilla masa ekstreme ndaj mjekeve nuk mund kryhen pa perfunduar ekzaminimi anatomo patologjik, pa u realizua analiza kliniko- patologjike, pa u dorrezuar raporti mediko legal, pa nje proces gjyqesor etj, hapa keto te domosdoshme teknike e ligjore.

Duke mos dashur te hy ne detajet e ngjarjes, desheroj te them se mjeku per problemet e tij profesionale nuk mund te trajtohet si nje keqberes, qe kapet ne flagrance duke kryer nje krim te rende.

Të fundit