Flash News

KRYESORE

Arrestimi i pedagogut të Ekonomikut, reagon zv.ministri Taulant Muka: Asnjë individ i lidhur me krimin në universitete

Arrestimi i pedagogut të Ekonomikut, reagon zv.ministri Taulant Muka:

Pas arrestimit të pedagogut të Ekonomikut Dritan Shoraj, i kërkuar dhe nga ndërkombëtarët për trafik droge, ka reaguar zv. ministri i Arsimit Taulant Muka.

Në një shkrim në Facebook, Muka shprehet se nuk do të lejojnë asnjë individ të lidhur me krimin në universitete dhe se ka kërkuar verifikim të menjëhershëm për rastin e paraqitur në media.

Lajmi i sotëm publikuar në media për rastin e pedagogut të Fakultetit të Ekonomikut të Universitetit të Tiranës, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, i shtohet listës së rasteve që denigrojnë figurën e universitetit dhe akademikut! Kam kërkuar verifikimin e menjëhershëm të rastit të paraqitur në media dhe vlerësimin e karrierës akademike te pedagogut në fjalë. Është përgjegjësia jonë që në universitete të mos lejojmë asnjë individ të lidhur me krimin!”, shkruan Muka.

Të fundit