Flash News

KRYESORE

Arrestimi i pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja në ish-Bllok, policia: Për çfarë akuzohet Redi Popesku

Arrestimi i pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja në ish-Bllok,

Policia ka shpërndarë një njoftim zyrtar për mediat sa i takon arrestimit të Redi Popeskut, pronarit të lokalit ku ndodhi përplasja me armë mbrëmjen e 4 tetorit, në zonën e ish-Bllokut, ku për pasojë mbeti i vrarë një person si dhe u plagosën dy të tjerë.

Policia thotë se ndalimi i Popeskut u bë pasi akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në ngjarjen e 4 tetorit mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur Ervin Mata, Mevjol Bilo dhe Fabio Allushi.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018 ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. H., dhe E. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasin :

- Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

 

Të fundit