Flash News

KRYESORE

Arrestimi i protestuesve, kryebashkiaku i Kukësit flet me emra: Kanë arrestuar këtë hallexhi, e akuzojnë si vandal

Arrestimi i protestuesve, kryebashkiaku i Kukësit flet me emra: Kanë

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka deklaruar se provokimet për dhunë i bëri policia, derisa situata përshkallëzoi në djegien e sporteleve të ngritura nga koncensionari për pagesën e tarifës.

I ftuar në emisionin Opinion, Shehu ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të tregojë me emra kush janë vandalët dhe personat problematikë nga Kukësi, sikurse i quajti edhe kreu i qeverisë pas përplasjeve në Rrugën e Kombit.

“Kryeministri, ministri i Brendshëm duhet të na sqarojë kush janë këta persona problematikë të ndaluar. Ata janë qytetarë të Kukësit. Normalisht është një pjesë e grupit të këshillit bashkiak pa dallim, edhe socialistët. Kryetari i këshillit bashkiak të Kukësit nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, është përfaqësues i majtë”, tha kreu i Bashkisë Kukës.

Shehu ka folur madje me emra konkretë sa i përket personave të arrestuar nga Kukësi, duke thënë se hallexhinjtë nuk mund të jetë vandalë.

“Më duhet t’ju përmend një emër, Fatos Arulla. Merreni dhe investigojeni. Është një qytetar që gjithë kuksianët e njohin. Është një hallexhi që nuk mund të jetë një person që mund të bëjë akte vandalizmi. Unë nuk kam asnjë gjë. Kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë edhe me policinë gjatë këtyre ditëve, sepse kryetarit të Bashkisë i intereson që të ketë qetësi”, ka zbuluar Shehu.

Ndërkohë mësohet se mbi të ndaluarit rendojnë akuzat për dëmtim të pronës publike dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Të fundit