Flash News

KRYESORE

Arrestimi i protestuesve të Kukësit, Basha reagon ashpër: Rama po hakmerret, të hiqet tarifa

Arrestimi i protestuesve të Kukësit, Basha reagon ashpër: Rama po

Vjen reagimi i parë nga kreu i PD, Lulzim Basha lidhur me arrestimet e 23 personave gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Kukës, pas protestës së ditës së djeshme në Rrugën e Kombit.

Përmes një reagimi në facebook, Basha e cilëson këtë aksion si një hakmarrje politike dhe një formë shantazhi për popullin e Kukësit që u ngrit kundër tarifës 5-22 euro.

Sipas Bashës, tarifa duhet të hiqet, pasi do të mjaftonte një e dhjeta e këtij fondi për mirëmbajtjen e rrugës.

REAGIMI I BASHËS

Dënoj ashpërsisht arrestimet në mes të natës të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në Tiranë, të gjitha të kryera në shkelje të të drejtave të tyre themelore.

Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës.

Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre.

Policia dhe prokuroria janë të dorëzuara para trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar por po keqpërdoren kundër qytetarëve që protestojnë kundër një tarife korruptive që i grabit, varfëron dhe i izolon për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij.

Tarifa e Rrugës së Kombit ka vetëm një qëllim: të grabisë qytetarët për të pasuruar Edi Ramën, i cili shpërdoron dhe vjedh 200 milionë euro taksë qarkullimi çdo vit për mirëmbajtjen. Edi Rama duhet të japë llogari se pse i shpërdoron dhe nuk i përdor këto fonde për mirëmbajtjen e rrugëve.

Vjedhja dhe shpërdorimi i fondit 200 milionë euro është arsyeja pse Rama vendosi tarifën nga 5 në 32 Euro në Rrugën e Kombit. Do të mjaftonte një e dhjeta e këtij fondi për këtë mirëmbajtje. Rama zhvat qytetarët me tarifën e Rrugës së Kombit për të mbuluar vjedhjen e fondit 200 milionë euro në vit.

Tarifa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet.

Protestuesit e arrestuar në mes të natës duhet të lirohen. Dhunuesit e tyre duhet të ndëshkohen. Partia Demokratike mbështet qytetarët dhe të drejtat e tyre dhe do jetë me ta në çdo moment.  

Të fundit