All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Arrestimi i Safet Bajrit jehonë në mediat e huaja: Një më të rrezikshmit në Evropë, do merrte kontrollin e prostitucionit

Arrestimi i Safet Bajrit jehonë në mediat e huaja: Një më
All - Paragraf - 1

Arrestimet e bujshme të klanit Bajri kanë bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

All - Paragraf - 3

Media belge, lecho.be shkruan se u kap në Tiranë një nga personat më të rrezikshëm në Europë. Kjo medie i ka dedikuar një artikull Safet Rustemit (Bajri), për të cilin shkruhet se ishte “most wanted-ndër më të kërkuarit” dhe se do të merrte me dhunë kontrollin e prostitucionit.

“Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë. Megjithatë, në qershor të vitit 2017, ai la qelinë, pasi u lirua me kusht.

Rustemi, i cili u shfaq verën e kaluar në listën e individëve më të kërkuar nga policia federale u arrestua në Tiranë, kryeqytetin shqiptar. Informacioni i zbuluar nga Het Nieuwsblad është konfirmuar nga zyra e Ministrit të Drejtësisë Koen Geens dhe nga burimet gjyqësore. Rustemi do të vuante 22 vjet burg në Belgjikë, por Zyra e të Huajve e kishte dëbuar atë.

Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Në Belgjikë, Rustemi u përpoq të merrte kontrollin e skenës së prostitucionit në Bruksel duke përdorur dhunën.

Vitin e kaluar, ai mori një dënim të parë prej 9 vjetësh burg. Këtë vit, ai u dënua dy herë, me 8 dhe 5 vjet burg. Megjithatë, në qershor të vitit 2017, ai u dëbua pasi u lirua me kusht”, shkruhet në artikullin e lecho.be.

Të fundit