Flash News

KRYESORE

Arrestimi i shefit të policisë për përdhunim, reagon Lleshaj: Gjest i ulët! S’është çështje e ligjit, por e sensibilizimit

Arrestimi i shefit të policisë për përdhunim, reagon

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas përjashtimit të shefit të policisë së së Fushë-Arrëzit, Izmir Duraku i cili u arrestua nga SHÇBA pasi u kallëzua në polici nga një vajzë që në 2015-ën është abuzuar seksualisht prej tij.

Lleshaj e ka cilësuar një gjest të ulët rastin në fjalë dhe paralajmëroi forcimin në ekstrem të penaliteteve ndaj personave kujdestarë që abuzojnë seksualisht, sidomos me të mitur.

“Është pranuar një informacion mbi të cilin u veprua shpejt për të marrë masat për të goditur shumë fort, ne jemi vigjilentë e të gatshme për të goditur me forcën e ligjit duke i shkuar deri në skaj sa i takon reagimit. Është për të ardhur keq që konstatojmë që rojet, ata që janë caktuar për të ruajtur interesat e qytetarëve, jo rrallë herë bëhen agresorë të tyre, rasti në fjalë është në trajtën fillestare, bëhet fjalë për ngjarje të vititvb2015, ku një vajzë ra pre e dhunës seksuale nga edukatorë të saj në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, më pas pre e një sjellje të ulet e kriminale të një punonjësi policisë.

Ka ardhur koha të rishikojmë qasjen tonë në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale kryesisht ndaj fëmijëve, duke shumëfishuar në ekstrem penalitete për kujdestarët, pasi dëmi ka ardhur prej kujdestarëve, atyre që zëvendëson prindërit.

Nuk është çështje thjeshtë e ligjit, e masave penale, por e sensibilizimit shoqëror . Na duhet të reflektojmë thellë si shoqëri për tu distancuar ndaj këtyre rasteve , që këto kategori personash të izolohet e të bëhet e padëmshme.

Reaguam pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet. Do marrim masa të forta sidomos ndaj atyre që kanë detyrën e kujdesit, pasi shpesh rreziku vjen prej tyre”, tha Lleshaj.

Të fundit