Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Stresit, e ëma: Është kurth! I ndërruan dhomën e hotelit

Arrestimi i Stresit, e ëma: Është kurth! I ndërruan

Dy prindërit e Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi, të ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 kanë treguar detaje rreth arrestimit të të birit.

I ati Sali Lushaj shprehet i bindur se është kurth për të birin, pas padisë ndaj deputetit Taulant Balla, pasi e quajti “bandë të Berishës”.

“Çdo gjë është e sajuar për një hakmarrje që ai po vuan tashi. Sepse dy ditë më parë bëra një denoncim ndaj deputetit të Librazhdit dhe për këtë sipas mendjes sime dhe gjithë opinionit që na rrethon sepse shumë shpejt u bë kjo hakmarrje”, u shpreh Lushaj.

Dhe e ëma shprehet se kjo është hakmarrje e pastër ndaj të birit, si dhe tregon si i ndërruan dhomën Stresit.

“Ka porosit dhomën 3. Pastaj kur arrin te recepsioni i thonë se është e zënë. Pastaj e kalojnë në dhomën 12-të. Njeriu i jep kohë sa të vishej. Pse duhet ta arrestonte pikërisht atë natë. Prokuroria kishte 2 javë që e kishte atë material. Veprimi është ekzekutuar brenda ditës pa u njoftua as personi as avokati. Pse u arrestua atë natë, por duhej të shkonin në hotel”, tha ai.

Të fundit