Flash News

KRYESORE

Arrestimi i të rinjve që ngritën dronin mbi kokën e Ramës, deputetja e PD: Policia e Xhafajt shoqëroi tre “ballistë”

Ditën e djeshme të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike hodhën një dron mbi kokën e kryeministrit Edi Rama në Orikum me pankartën në të cilën shkruhej, “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, ta zgjedhë edhe një populli”.

Pas këtij veprimi të të rinjve, policia ka marrë dronin dhe ka shoqëruar në polici tre të rinjtë.

Menjëherë ka reaguar deputetja e PD, Nada Meçorapja, duke i cilësuar tre të rinjtë  si Ballist Morina, i arrestuar pasi ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd.

“Tre 'ballistë' shoqëroi sot Policia e Xhafajt pasi ata, ashtu si Ballist Morina në Beograd, fluturuan në 'stadiumin' e Ramës një dron me një parullë 'provokacija'.

Kryeministri nuk i ka qejf provokime të tilla, ndërsa të rinjtë e FRPD thonë të kundërtën”, shkruan deputetja e Vlorës.

Të shoqëruar ishin Zekri Picari, Klaus Shaqiri dhe Fatjon Bathorja, por pas verifikimeve ata janë lënë të lirë.

 

Të fundit