Flash News

KRYESORE

Arrestimi i tre bashkëpunëtorëve në vrasje, flet vëllai i Nard Polisë: Ne nuk bëhemi si ata

Arrestimi i tre bashkëpunëtorëve në vrasje, flet vëllai

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e Ferdinand Polisë, me inicialet K.S dhe janë arrestuar tashmë 3 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit G. T., 26 vjeç, K. T., 29 vjeç, A. M., 20.

Vëllai i Nardit, Pavlin Polia, në një prononcim për Dritare.net, ka treguar se sapo është informuarnga policia për autoret.

“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di se kemi konflikte me asnjë të dyshuarit që me treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë, falenderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë”, është shprehur Pavlin Polia.

Të fundit