Flash News

KRYESORE

Arrestimi i zyrtarëve për tjetërsim pronash në bregdet, arrestohet një person i shpallur në kërkim

Arrestimi i zyrtarëve për tjetërsim pronash në bregdet,

Ka rënë në pranga një tjetër person në kuadër të operacionit “Ranishtja 4” në Lezhë.

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për shtetasin Zef Gjini, 59 vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.

Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

Të fundit