Flash News

KRYESORE

Arrestimi i katër policëve, zbardhet dosja nga Prokuroria: Lejuan  8 ton drogë

Arrestimi i katër policëve, zbardhet dosja nga Prokuroria: Lejuan

Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur dosjen hetimore, për katër policët e arrestuar mbëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë lejuar kalimin e një kamioni me drogë drejt Italisë. Sipas organit të akuzës hetimi ka nisur përpara një muaji nga informacioni që është publikuar ne mediat në Shqipëri dhe Itali. Mbrëmë me kërkesën e Krimeve të Rënda katër policë, janë arrestuar , për veprën “Trafikimit të lëndëve narkotike”.  Sipas organit të Akuzës  katër policët tashmë të arrestuar kanë lejeuar kalimin e një kamioni me 8 tonë drogë, i cili vinte nga Maqedonia, tranzit në Shqipëri drejt Italisë. “Gjatë hetimit ka rezultuar se kamioni i kapur në Itali, me drejtues shtetasin maqedonas Z.S, rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me datë 04.02.2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Pogradec dhe, pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore të tij dhe dokumentacionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të deklaruar, për në Belgjikë” – thuhet në shpjegimin e Prokurorisë. Po në këtë shpjegim thuhet se kamioni ka kaluar neë pikën doganore, pa u kontrolluar njëherë në skaner.

Autoritetet Italiane duke qenë se kanë dyshuar se kamioni kishte të ngarkuar lëndë narkotike kanë filluar menjëhërë hetimet proaktive. Gjatë transportimit të lëndës narkotike, shtetasi maqedonas Z.S. është munduar që ta shkëpusë karrocerinë e kamionit për ta lënë të parkuar atë tek një parking, por kanë ndërhyrë Autoritetet Italiane dhe kanë bërë arrestimin e shtetasit maqedonas, si edhe kanë sekuestruar kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej tetë ton.  Por nga kontrolli i autoriteve Italinë rezultone se ky kamion i kishte kryer të gjitha procedurat në doganë.  Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistruar nga punojësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë.

Në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda ka angazhuar efektivët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave për ekzekutimin e masave të sigurisë, për punonjësit e Policisë, të dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, si më poshtë: Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni, Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje, Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje, Syrja Terziu si kontrollor në hyrje.

Të fundit