Flash News

KRYESORE

“Arrestimi në Itali”, Bylykbashi: Rama të tregojë të vërtetën, Prokuroria të jetë e paanshme

“Arrestimi në Itali”, Bylykbashi: Rama të tregojë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi përsëriti thirrjen ndaj Kryeministrit Edi Rama të sqarojë nëse ka gënjyer mediat italiane, apo në formularin e dekriminalizimit, lidhur me deklaratën që vetë Rama ka bërë se “është arrestuar në Itali”.

“Edi Rama ende nuk është përgjigjur: ka gënjyer median italiane apo në formularin e dekriminalizimit. Kryeministri ose gënjen për propagandë ose thjesht ka të njëjtin problem me ligjin e dekriminalizimit si ai grupi i deputetëve të partisë së tij që u larguan nga ligji.

Edi Rama duhet të sqarojë shumë thjesht nëse vërtet është arrestuar nga policia italiane apo ka gënjyer. Ky sqarim është detyrim ligjor pavarësisht pandemisë. Pjesën tjetër për të nxjerrë të vërtetën dhe vendimmarrjen e kanë detyrë dhe përgjegjësi ligjore institucionet e dekriminalizimit, duke filluar nga Prokuroria që duhet të jetë e paanshme në zbatimin e ligjit”, shkruan Bylykbashi.

 

Të fundit