Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Orest Sotës, Fatmir Xhafaj në komision: SHKB-ja ka nisur hetimet për policët; dosja në Prokurori

Arrestimi i Orest Sotës, Fatmir Xhafaj në komision: SHKB-ja ka nisur

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë sot i pranishëm në Komisionin e Sigurisë për të folur për buxhetin, por deputetët kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë pyetje për të disa ngjarje të rëndësishme.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka e ka pyetur Xhafajn për ngjarjen e Elbasanit ku biznesmeni Orest Sota u arrestua me 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Xhafaj theksoi se ka ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm për të hetuar sjelljen e policëve, megjithatë, ai theksoi se Policia e Elbasanit e ka trajtuar çështjen konform procedurave dhe tashmë dosja i ka kaluar Prokurorisë.

“Unë kam ngarkuar Shërbimin e Brendshëm për të hetuar ushtrimin e përgjegjësive të policëve. Gjithçka që ka ndodhur është trajtuar konform procedurave ligjore. Pak orë më vonë, me paraqitjen e këtij dokumentacionin, hetimi ka nisur nga Prokuroria dhe nga ai çast është Prokuroria përgjegjëse për këtë operacion. Është ajo që përcakton ka apo jo shkelje në këtë rast”, tha Xhafaj.

Të fundit