Flash News

KRYESORE

“Arresto rivalin tim biznesmen”; Denoncimi te Berisha: Porosia e Aldo Bares për ministren që e viziton rregullisht në qeli

“Arresto rivalin tim biznesmen”; Denoncimi te Berisha: Porosia e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të radhës në rrjetet sociale.

Sipas tij, Aldo Bare  vizitohet rregullisht në qelinë e tij nga ministrja e Drejtësisë dhe porosia e tij për Etilda Gjonajn është arrestimi i Julian Sulos.

Statusi i Berishës:

“Denoncohet lidhja kriminale e Kumbar Aldo Bare me Ndrikull Gjonin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje Dr!

Zbulohet porosia që Aldo Bare i la ministres që e vizitoi dhe e viziton rregullisht në qeli. Arresto Julian Sulon sepse është kundërshtari im kriminal. Shiko se sa me zell të madh këta i binden krimit. Sulo ka koh që bridhte nëpër Lushnje dhe tallej me policine rrugëve duke i felliqur. Pse duhej të arrestohej pas takimit Gjonaj-Shkurti? Anonim ju lutem, flm”.

Kush është Julian Sulo

Julian Sulo, 37-vjeç ka një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës nuk është person i panjohur për policinë.

Ai njihet në Lushnjë edhe si “Juli i Pashakos”. Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut.

Sulo u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve por u lirua më pas për mungesë provash.

Të fundit