Flash News

KRYESORE

Arrestohen 2 adoleshentë shqiptar në Itali, mbanin drogë në çantën e shkollës

Arrestohen 2 adoleshentë shqiptar në Itali, mbanin drogë në

Dy adoleshentë Shqiptarë janë vënë në pranga nga policia e Breshias në Itali pasi në çantën e tyre të shkollës është gjetur një sasi lëndësh narkotike.

Në çantën e njërit prej 14 vjeçarëve janë gjetur 3 kg kokainë dhe pas kontrollit në banesën e këtij të fundit policia ka mundur të gjej dhe sekuestrojë një sasi lëndësh narkotike në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se 9 kg kokainë ishte fshehur në raftin e librave të adoleshentit.  Në vijim të operacionit policia arriti të gjente 15 kg kokainë dhe arrestoi 2 shqiptarë.

Nëse kjo sasi droge do të shitej vlera e saj do të shkonte deri në 4 milion euro.

 

Të fundit