Flash News

KRYESORE

Arrestohen 2 turq në Rinas, falsifikonin pasaportat për azil në BE

Arrestohen 2 turq në Rinas, falsifikonin pasaportat për azil në

Policia kufitare e Rinasit ka njoftuar se janë arrestuar në flagrancë dy shtetas turq, për veprat penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dy shtetas turq, S.S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç, të cilët do të udhetonin në Kanada.

Vizat e tyre janë dyshuar si të falsifikuara nga kontrollorët e Policisë Kufitare dhe janë kaluar në vijën e dytë për ekzaminim në laborator, ku kanë rezultuar viza false.

Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti nga Policia Kufitare e Rinasit janë proceduar dhe arrestuar 457 shtetas shtetas shqiptarë dhe të huaj për vepra të ndyshme penale, konkretisht: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave e sendeve me vlerë”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Gjithashtu po në vijim të masave për të parandaluar kalimin e kufirit me qëllim azil kërkimin nga Policia Kufitare e Rinasit janë refuzuar në dalje 1.157 shtetas, të cilët nuk plotësonin kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen.

 

Të fundit