Flash News

KRYESORE

Arrestohen 26 prostituta në Itali, mes tyre 7 shqiptare, të gjitha me shkollë të lartë

Arrestohen 26 prostituta në Itali, mes tyre 7 shqiptare, të gjitha me

Autoritetet italiane kanë arrestuar 26 gra dhe vajza, të gjitha me shtetësi të huaj, të akuzuar për prostitucion.

Këtë të shtunë, mediat italiane raportojnë se kontrolle anti-prostitucion janë kryer natën mes së premtes dhe kësaj të shtune në disa zona në Piacenza.

Kontrollet, sipas të njëjtave burime, kanë identifikuar 24 femra të huaja mes 20 e 48 vjeçe, të gjitha me letra të rregullta qëndrimi në Itali, e në mesin e tyre edhe 7 shqiptare.

Ato u ndaluan në zonat: Montale, Borghetto, San Lazzaro, rruga Caorsana, rruga Emilia Parmense e rruga Emilia Pavese. Behet fjalë për 16 rumune, 7 shqiptare e 1 polake.

Shumë prej tyre janë diplomuar në fakultete të ndryshme, sipas gazetës liberta.it.

Të fundit