Flash News

KRYESORE

Arrestohen 5 persona në katër qytete, akuzohen për shpërndarje droge

Arrestohen 5 persona në katër qytete, akuzohen për

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë 5 persona, në katër operacione të zhvilluara në Fier, Shkodër, Durrës dhe Himarë.

Në Fier u  kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H., 38 vjeç, si dhe V.P., 55 vjeç, nga Fieri, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në mjetin me të cilin udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua  1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Në Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën në trup doza lënde narkotike kanabis, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur edhe 73 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar kanabis të futura në qese plastike.

Në Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M.V., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit personal i janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë, të futura në qese.

Në Himarë u arrestua shtetasi S.J., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën dhe iu sekuestruan 100 doza lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Të fundit