Flash News

KRYESORE

Arrestohen 5 shqiptarë, terrorizuan Torinon me 36 vjedhje

Arrestohen 5 shqiptarë, terrorizuan Torinon me 36 vjedhje

Plot 36 vjedhje janë raportuar në provincat Asti, Cuneo dhe Torino gjatë orëve të natës në tre muajt e fundit. Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos, të koordinuar nga zyra e prokurorisë, kanë zbuluar lidhjen mes vjedhjeve  dhe një grupi shqiptarësh.

Pesë persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur,  janë ndaluar për vjedhje të orëve, stoli dhe unaza martese, makineri për kafe dhe makina të parkuara në garazh. Të gjitha materialet e vjedhura janë rikthyer tek pronarët njofton policia e Torinos.

Hajdutët kanë praktikuar vjedhjet nën kërcënim dhe për të hyrë në banesa kanë përdorur mjete zdrukthëtarie për hapjen e dritareve. Policia raporton gjithashtu se shqiptarët nuk kanë kursyer kërcënimet edhe ndaj të miturve të cilët janë gjendur në shtëpitë ku kanë kryer grabitjet.

 

Të fundit