Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arrestohen 5 zyrtarë të administratës për shpërdorim detyre, mes tyre nënkryetari i bashkisë së Fierit
Policia ka arrestuar gjatë ditës të sotme 5 zyrtarë të administratës publike me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që 25 të tjerë janë proceduar penalisht.
“Strukturat e Policisë së Shtetit në mënyrë të vazhdueshme kanë monitoruar, kontrolluar, inspektuar dhe goditur informalitetin, duke punuar ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Pushtetin Vendor për të zbuluar, evidentuar dhe proceduar penalisht përfaqësuesit e subjekteve në shkelje të ligjit dhe personat përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin ligjor të tyre, të cilët ende vazhdojnë veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e turizmit, ndërtimit, hidrokarbureve dhe tregtimin e mallrave me akcizë”, thekson Policia.
Ndërkohë që nga 5 të arrestuarit, njëri prej tyre është kryetar i një Njësie Administrative në Fier, ndërsa të tjerët janë punonjës të Tatim Taksave në Shkodër.
“Janë proceduar penalisht 30 zyrtarë të administratës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët:
23 nëpunës të bashkive;
3 nëpunës të sistemit fiskal;
4 nëpunës të Drejtorive Rajonaletë Punësimit.
Nga nëpunësit e proceduar penalisht, 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, konkretisht:
Kryetari i një Njësie Administrative, Bashkia Fier;
4 punonjës të Tatim-Taksave, në Bashkinë Shkodër”, thekson Policia.
Deklarata e plotë
Policia e Shtetit ka hartuar një Plan të posaçëm Masash për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.
Strukturat e Policisë së Shtetit në mënyrë të vazhdueshme kanë monitoruar, kontrolluar, inspektuar dhe goditur informalitetin, duke punuar ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Pushtetin Vendor për të zbuluar, evidentuar dhe proceduar penalisht përfaqësuesit e subjekteve në shkelje të ligjit dhe personat përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin ligjor të tyre, të cilët ende vazhdojnë veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e turizmit, ndërtimit, hidrokarbureve dhe tregtimin e mallrave me akcizë.
Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 89 subjekte në shkelje të ligjit dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre janë proceduar penalisht për veprat penale: fshehja e të ardhurave, moslëshim i kuptonit tatimor, ushtrim aktiviteti tregtar i paligjshëm, mospagim i taksave dhe i tatimeve, ndërtim i paligjshëm etj., të cilat ndiqen në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore përkatëse.
Janë proceduar penalisht 30 zyrtarë të administratës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët:
23 nëpunës të bashkive;
3 nëpunës të sistemit fiskal;
4 nëpunës të Drejtorive Rajonaletë Punësimit.
Nga nëpunësit e proceduar penalisht, 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, konkretisht:
Kryetari i një Njësie Administrative, Bashkia Fier;
4 punonjës të Tatim-Taksave, në Bashkinë Shkodër.
Në 80 raste, për subjekte të ndryshme janë marrë masa administrative nga Tatimet duke vendosur gjoba.
Në 15 raste, organet tatimore kanë vendosur bllokimin e aktivitetit të bizneseve të paligjshëm.
Masat, sipas Drejtorive Vendore të Policisë:
Në DVP Tiranë, janë kontrolluar 46 subjekte, janë vendosur 11 gjoba dhe 9 përfaqësues të subjekteve janë proceduar penalisht;
Në DVP Durrës janë kontrolluar 61 subjekte, janë vendosur 13 gjoba, u është bllokuar aktiviteti 4 subjekteve, si dhe janë proceduar penalisht 8 përfaqësues të subjekteve;
Në DVP Berat janë kontrolluar 15 subjekte dhe janë proceduar penalisht 2 përfaqësues të subjekteve;
Në DVP Fier janë kontrolluar 177 subjekte, janë vendosur 19 gjoba, i është bllokuar aktiviteti 1 subjekti dhe janë proceduar penalisht 3 përfaqësues të subjekteve;
Në DVP Vlorë janë kontrolluar 258 subjekte, janë vendosur 17 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 4 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 22 përfaqësues të subjekteve;
Në DVP Gjirokastër janë kontrolluar 5 subjekte, të cilat janë gjetur në ligjshmëri;
Në DVP Korçë janë kontrolluar 30 subjekte dhe janë vendosur 3 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 3 subjekte dhe 7 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht;
Në DVP Elbasan janë kontrolluar 25 subjekte, 17 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht;
Në DVP Kukës janë kontrolluar 17 subjekte, 1 përfaqësues subjekti është proceduar penalisht;
Në DVP Dibër janë kontrolluar 23 subjekte dhe është vendosur 1 gjobë, është bllokuar aktiviteti në 1 subjekt dhe 3 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht;
Në DVP Shkodër janë kontrolluar 12 subjekte dhe të gjithë përfaqësuesit janë proceduar penalisht;
Në DVP Lezhë janë kontrolluar 132 subjekte dhe janë vendosur 16 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 2 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 5 përfaqësues të subjekteve.
Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Tatimeve, Doganave, Inspektoratet Qendror Teknik etj., janë duke vazhduar me intensitet në shkallë vendi kryerjen e detyrave të përcaktuar në “Planin e Posaçëm të Masave, kundër informalitetit dhe evazionin fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës”, deri në kontrollin e plotë të gjithë territorit të vendit.
Gjatë këtij operacioni masash, përveç parandalimit, evidentimit dhe ndëshkimit të subjekteve, vëmendja kryesore e strukturave të Policisë së Shtetit do të përqendrohet në zbulimin, dokumentimin dhe procedimin penal të çdo zyrtari bashkie, Tatimesh, IQT, Dogane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informalitetin, ndërtimet pa leje, ushtrimin e aktiviteteve të tregtisë së paligjshme, ushtrimin e aktivitetit tregtare pa kasë fiskale, shmangie doganore, në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, bizneseve të ligjshme, nëpërmjet lejimit të konkurrencës së pandershme si dhe kanë sjellë dëme të konsiderueshme Buxhetit të Shtetit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në MB, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38