Flash News

KRYESORE

Arrestohen 7 persona në Tiranë, sekuestrohen 3 armë zjarri

Arrestohen 7 persona në Tiranë, sekuestrohen 3 armë zjarri

Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, janë arrestuar në flagrancë 7 persona dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri.

Gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

- Sh. P., 27 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha” ka përndjekur ish - të dashurën.

- B. N., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas në rrugën “Vangjel Noti” ka vjedhur një sasi lekësh në një mjet.

- M. J., 44 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe dy armë zjarri "pistoleta”.

- D. A., 38 vjeç, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në rrugën “Ramazan Gaxherri” është ndaluar mjeti të cilin ky shtetas e drejtonte. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri “pistoletë”.

- F. K., 44 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten.

- E. H., 32 vjeç dhe E. P., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në Vorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një shtetasi. Nga veprimet e kryera dyshohet se janë autorë edhe të katër vjedhje të tjera banesash të ndodhura në Vorë.

 

Të fundit