Flash News

KRYESORE

Arrestohen 7 shqiptarë në Igumenicë, FRPD akuza qeverisë: Të rinjtë po përdoren nga trafikantët

Arrestohen 7 shqiptarë në Igumenicë, FRPD akuza qeverisë:

Shtatë të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Igumenicë, pasi po transportonin 125 kg kanabis në këmbë drejt Greqisë.

Pas arrestimit të tyre, Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Sarandë ka reaguar përmes një deklarate duke theksuar se të rinjtë po përdoren nga trafikantët për shkak të varfërisë në të cilën ndodhen.

Ngjarja e mbrëmjes se datës 29.09.2018, ndodhur ne Drimitsa, Igumenice, ku 7 te rinj shqiptare te moshës 21-26 vjeç, u kapen nga policia greke duke kaluar kufirin ne këmbë e te ngarkuar me çanta qe përmbanin 125 kg marijuane, tregon edhe njehere situatën tepër te rende sociale ku ndodhen sot te rinjtë shqiptare. Fakti qe te rinjte e kapur mbrëmë, janë me origjine nga Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Fieri, Lushnja e Shkodra, tregon se gjeografia e papunësisë dhe shtyrja e te rinjve drejt krimit, ka kapur kufijtë e gjithë Shqipërisë. Burime konfidenciale bëjnë te ditur se te rinjtë që transportojnë droge maleve, përdoren nga grupe kriminale kundrejt shpërblimeve qesharake dhe se numri i te burgosurve muajt e fundit ne te dyja anet e kufirit për këtë vepër penale, është me dhjetëra.

Ngjarja e mbrëmshme, tregon fytyren e vërtetë te Rilindjes, fytyrën e vërtetë te aktualitetit shqiptar, fytyrën e vërtetë te situatës ne te cilen ndodhet rinia sot.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike dega Sarande, dënon me force fenomenin e trafikimit te lendeve narkotike por mbi te gjitha denon aktin e paprecedente te shtyrjes se te rinjve drejt veprimtarise kriminale, ardhur si pasoje e gjendjes mjaft te rende sociale dhe ekonomike qe po perjeton brezi i ri ne ditet e sotme”, deklarojnë të rinjtë e FRPD-së.

Personat e vënë në pranga janë Ilia Myrtaj, 22-vjeç, lindur në Fier; Xhuljano Haruni, 24-vjeç, lindur në Sarande; Klaudio Pepa, 24-vjeç, lindur në Lushnje; Albano Hadaj, 23-vjeç, lindur në Përmet; Anton Daka, 22-vjeç, lindur në Shkodër; Klaudio Dervishanji, 21-vjeç, lindur në Gjirokastër; Gramoz Muhollari, 26-vjeç, lindur në Përmet.

 

Të fundit