Flash News

KRYESORE

Arrestohen babë e bir në Sarandë, iu gjenden 54 kg kanabis në banesë

Arrestohen babë e bir në Sarandë, iu gjenden 54 kg kanabis

Një sasi prej 54 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Sarandës në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Shelegeri”. Lënda narkotike është gjetur në banesën e shtetasit Alfred Tusha. Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar në flagrancë si posedues të lëndës narkotike shtetasit Alfred Tusha, 55 vjeç, si dhe Klajdi Tusha, 23 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, si edhe ka referuar materialet hetimorë në Prokurori për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit