Flash News

KRYESORE

Arrestohen dhjetëra pilotë të ushtrisë në Turqi, dyshohet se kanë mbështetur Gulenin

Arrestohen dhjetëra pilotë të ushtrisë në Turqi,

Policia në Turqi ka arrestuar sot disa dhjetëra pilotë të ushtrisë, të dyshuar për lidhje me Fethullah Gulenin , i akuzuar për iniciimin e një grushti shteti në vitin 2016.

Prokuroria e Ankarasë bën me dije se 48 pilotë të helikopterëve nën komandën e ushtrisë së këmbësorisë, përfshirë tre që kanë gradën e kolonelit dhe katër atë të nënkolonelit, u arrestuan dhe u lanë në paraburgim.

Prokurori i Përgjithshëm i Ankarasë ka lëshuar ndërkohë mandat-arreste kundër 15 civilëve të dyshuar si oficerë të shërbimit të spiunazhit për llogari të lëvizjes së imamit Gulen.

Të fundit