Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy shqiptarë bashkë me partneret rumune në Itali, trafikonin kokainë

Arrestohen dy shqiptarë bashkë me partneret rumune në Itali,

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë bashkë me partneret e tyre rumune në Meda të Italisë, pasi në banesën e tyre u gjendën 40 kg marijuanë dhe kokainë, 7 smartfonë, një shumë parash mbi 9 mijë euro, si dhe një pistoletë.

Droga ishte e paketuar dhe e fshehur në vende të ndryshme të banesës, ku të katër personat jetonin së bashku.

Shqiptarët identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, i përkasin moshës 31 dhe 40 vjeç, dhe janë me precedent penal.

Të katër personat janë transferuar në burgun e Monzas dhe në atë të San Vittore në Milano.

Të fundit