Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy shqiptarë në Angli, kishin kthyer shtëpinë në fabrikë kanabisi

Arrestohen dy shqiptarë në Angli, kishin kthyer shtëpinë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi  kishin kthyer banesën e tyre në një fabrikë kanabisi në ‘Stoke-on-Trent’.

Liridon Mehillaj dhe Mufit Xhoka, të moshës 25 vjeç ishin në banesë kur u ekzekutua urdhërarresti. Policët sekuestruan 45 bimë kanabisi. Ata janë dënuar me 6 muaj burg.

Avokati tregoi se Xhoka kishte hyrë në Angli përmes një kamioni nga Franca dhe nuk kishte dokumente për të punuar aty. Ai tha se me të ardhurat që do të vinin nga kanabisi klienti i tij do të paguante borxhet që kishte marrë në Shqipëri dhe se ishte gati të kthehej në atdhe.

Të fundit