Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me 20 varëse flori, unaza dhe medalje ari

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në Itali. ‘Padova oggi’ shkruan se shqiptarët, 34 dhe 39 vjeç, u kapën në rrugën “Semitecola” brenda një makine tip “Peugeot 206” në Padova.

Identiteti i shtetasve shqiptarë nuk bëhet i ditur, por mësohet se i kishin shpëtuar të dielën një postblloku të policisë dhe gjatë tentativës për t’u kapur, njërit prej shqiptarëve kishte dalë nga makina, dhe teksa vraponte i kishte rënë një ‘çorape’, brenda të cilës kishte 20 varëse flori si dhe unaza dhe medalje ari.

Të dy shqiptarët u dërguan në polici, ndërsa do të qëndrojnë në qendrën e riatdhesimit në Bari.

Të fundit