Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy shtetas, kapen me 8.5 kg kanabis dhe armë pa leje

Arrestohen dy shtetas, kapen  me 8.5 kg kanabis dhe armë pa leje

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur rreth 3.25 kilogram kanabis, një automatik si dhe një 1 krehër me 25 fishekë. Në pranga ka rënë Tomor Leshi, banues në fshatin Kastriot-Dibër.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D.V.P Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, dhe armbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzgu”. Është arrestuar në flagrancë shtetasi Tomor Leshi, 40 vjeç, banues në fshatin Kastriot-Dibër.

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, i’u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në 3 pako të paketuara me natriban, 1 armë zjarri Automatik, 1 krëhër me 25 fishek model 56.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/2, 278/5, të Kodit Penal.”

Po ashtu një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi i është gjetur lëndë narkotike në banesë. Në pranga ka rënë Kejvi Loloçi, 23 vjeç, banues në lagjen “Dunavat i Parë”, pasi gjatë kontrollit në ambientet jashtë banesës, në një fuçi, iu gjet 5 kilogram lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kejvi Loloçi, 23 vjeç, banues në lagjen “Dunavat i Parë”, Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në ambientet jashtë banesës, në një fuçi, iu gjet 5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”

Të fundit