Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, fshihnin drogë dhe euro në banesë

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, fshihnin

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi në banesën e tyre në Inverigo është gjetur një sasi  e madhe droge.

Në pranga përfunduan Andi dhe Qazim Norja, të cilët janë dënuar me nga 9 vite burg, proces që është zhvilluar me gjykim të shkurtuar nga gjyqtarja Maria Luisa Lo Gatto në Como.

Operacioni që çoi në arrestimin e dy vëllezërve u krye nga Guardia di Finanza, e cila zbuloi 32 kg kokainë me vlerë 4 mln euro.

Sipas medieve italiane dyshohet se vëllezërit ishin korrierët që do të transportonin drogën në Evropën veriore. Policia gjeti gjithashtu edhe 230 mijë euro para të gatshme.

Kokaina ishte e ndarë në 29 paketime me mbishkrimin “Duce”.

Të fundit