Flash News

KRYESORE

Arrestohen gjashtë persona për lutivim narkotikësh në Zall Bastar, mes tyre edhe një polic, cili ishte roli i efektivit

Arrestohen gjashtë persona për lutivim narkotikësh në Zall

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve operacioni “Zall Bastari”, i cili kishte në qendër goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Nga operacioni u arrestuan 6 persona për kultivim të bimëve narkotike dhe shpërdorim detyre, ndër të cilët edhe një punonjës policie që dekonspironte operacionet.

Gjithashtu  u shpallën në kërkim tre shtetas të tjerë dhe u procedua në gjendje të lirë një person.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Zall Bastari”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu (çifte) dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ekzekutohen 4 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me SHÇBA, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imitësishëm të territorit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një hetimi disamujor, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zall Bastari”.

Si rezultat i operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas, konkretisht:

-E. D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

Q. Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., dhe A. B., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre shtetas S. H., D. H dhe G. H., të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si edhe u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, shtetasi H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Shtetasi E. D., me detyrë punonjës policie (SPZ).

Të fundit